Kosova barazon në pjesën e parë me Gjeorgjinë


Ka përfunduar me rezultat të barabartë (1-1) pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Gjeorgjisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Nikoqirët e nisën për mrekulli takimin në përpjekje për ta gjetur golin, ndërsa rastin më të mirë e pati Milot Rashica, goditjen e të cilit e ndali portieri kundërshtar.

Mirëpo, një gabim të Aro Muriq, i cili nuk e kapi si duhet topin, duke lejuar futbollistin Tornike Okriashvili t’i kalonte mysafirët në epërsi (11’).

Me gjithë dëshirën për t’i barazuar shifrat, Dardanët nuk arrinin të ndërtonin reaksione të rrezikshme në zonën kundërshtare. Në anën tjetër, gjeorgjianët vazhdonin të insistonin, njëherësh duke ua ndërprerë vendasve aksionet.

Porse në minutat mbyllëse të fraksionit të parë, një harkim fantastik të Bersant Celinës e shfrytëzoi Elbasan Rashani për të goditur, mirëpo një lojtar i Gjeorgjisë e ndali, sipas VAR-it, pa e kaluar vijën finale.

Në anën tjetër, Milot Rashica u ndal në mënyrë të palejuar në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti pas konsultimit të VAR-it. Vedat Muriqi e mori përgjegjësinë dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë (45’).

Bernard Challandes ka se çfarë t’iu thotë të zgjedhurve të tij në zhveshtore, në mënyrë që t’i ndryshojnë gjërat në pjesën e dytë dhe ta fitojnë takimin.