Kosova me rrugë të pasigurta, çdo 25 minuta një aksident trafiku

Në rrugët e Kosovës gjatë vitit 2020, kishin ndodhur 12 mijë e 657 aksidente, ndërsa në vitin 2021 ishte rritur për 7 mijë e 154 raste.

Ndër shkaktarët kryesorë të këtyre aksidenteve janë mosmbajtja e distancës, mospërshtatja e shpejtësisë dhe tejzgjatja e punimeve në rrugë.

Vetëm në vitin 2020, 2 mijë e 262 aksidente kishin ndodhur si pasojë e këtij veprimi të pakujdesshëm nga ana e shoferëve. Ky numër ishte rritur për 1 mijë e 559 aksidente më shumë në vitin 2021 me një total prej 3 mijë e 821, ndërsa shkaku ishte sërish i njëjti.

Eksperti i komunikacionit rrugor Faton Bunjakun thotë se në Kosovë rrugët janë ndërtuar pa një plan fizibliteti dhe vetëm për konsum elektoral. Sipas tij, edhe tejzgjatja e punimeve në rrugë del të jetë faktor për shkaktimin e aksidenteve, pasi situata me rrugë të tilla amortizon veturat e pjesëmarrësve në komunikacion.

Bunjaku ka thënë se ndërtimi i rrugëve ka filluar pa afate të mbarimit dhe janë joprofesionale, pasi nuk respektohen standardet e Bashkimit Evropian.

“Zgjerimit të rrugëve duhet t’u prijë projekti i komunikacionit, i cili përfshin në vete edhe rritjen e numrit të automjeteve për kokë banori. Pasi të bëhet projekti i komunikacionit, ai na jep një pasqyrë të qartë se si duhet të jetë rruga e rregullat, dhe sa shirita trafiku duhet të ketë”, ka thënë Bunjaku.

Sipas tij, rrugët janë bërë pa projekte të fizibiliteti edhe si pasojë e kësaj edhe mirëmbajtja e rrugëve ka dalë si projekt i dështuar.

Gjithashtu, lidhur me mungesën e sinjalistikës, tejzgjatjen e punimeve në rrugë, Portali D ka kërkuar hollësi edhe nga Ministria e Infrastrukturës, mirëpo këta të fundit për ditë të tëra nuk janë përgjigjur.

Rrugët më të rrezikshme në Kosovë

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, rrugët më të pasigurta janë ato të vendbanimeve, ku përgjatë vitit 2020 kishin ndodhur gjithsej 7 mijë e 169 aksidente, ndërsa në vitin 2021 ishin rritur për 4 mijë e 399 më shumë.

Këto rrugë pasohen nga rrugët magjistrale, ku përgjatë vitit 2020 kishin ndodhur 2 mijë e 827 aksidente. Ky numër nuk kishte rënë as përgjatë vitit 2021, por gati ishte dyfishuar në krahasim me vitin 2020, duke shënuar një rritje prej 1 mijë e 552 më shumë në vitin 2021.

Ndërsa, në vendin e tretë për rrugë më të rrezikshme janë rrugët e fshatrave. Viti 2020 ishte përmbyllur më 1 mijë e 361 aksidente trafiku, kurse në vitin 2021 ishte rritur për 435 aksidente me shumë, ndërsa gjatë gjithë vitit kishin ndodhur 1 mijë e 796 aksidente trafiku.

Në vendin e katërt, sipas rrezikshmërisë, janë rrugët regjionale, ku vetëm gjatë viti 2020 kishin ndodhur 996 aksidente trafiku. Edhe këtu në vitin 2021 ishte shënuar përsëri rritje e aksidenteve për 505 aksidente më shumë se në vitin 2020, gjithsej, 1 mijë e 509 aksidentet trafiku në këto rrugë.

Rrugët më të sigurta në Kosovë janë autostradat. Gjatë vitit 2020 kishin ndodhur gjithsej 196 aksidente, ndërsa në vitin 2021 ishin regjistruar 45 aksidente më shumë.

Rrezikshmëria e rrugëve | Burimi: Policia e Kosovës

Faktorët e aksidenteve në Kosovë

Si pasoj e mosmbajtjes së distancës – përgjatë vitit 2020, kishin ndodhur 2 mijë e 262 aksidente, kurse gjatë vitit 2021 ky numër ishte rritur për 1 mijë e 559 aksidente. Viti 2021 ishte përmbyllur me gjithsej 3 mijë e 821 aksidente.

Mospërshtatja e shpejtësisë ndaj kushteve të rrugës – kishte qenë një tjetër faktor që gjatë vitit 2020 kishte shkaktuar 2 mijë e 172 aksidente, ndërsa për të njëjtin faktor në vitin 2021 aksidentet ishin rritur për 890 sosh, duke bërë që viti të përmbyllet me gjithsej 3 mijë e 62 aksidente.

Manipulimi i pasigurt me automjet – është faktori tjetër që i kishte shkaktuar 1 mijë e 897 aksidente gjate viti 2020, po numri i tyre nuk kishte rënë gjatë viti 2021, por ishte rritur për 1 mijë e 23 aksidente më shumë, duke quar totalin e vitit në 2 mijë e 920 aksidente.

Mosrespektimi i përparësisë së kalimit – është faktori i katërt që më se shumti është shkaktar për aksidentet e trafikut. Si pasojë e mosrespektimit të përparësisë së kalimit, 903 aksidente e kishin përmbyllur vitin 2020, ndërsa viti 2021, 379 aksidente më shume se në vitin 2020.

Radhitje e parregullt/ndërrimi i shiritave – po ashtu, sipas Policisë së Kosovës është faktor që kishte shënuar qindra aksidente në rrugët e Kosovës, ku vetëm gjatë vitit 2020 kishin ndodhur 793 aksidente, ndërsa një vit pas (2021) këto aksidente gati se ishin dyfishuar. Viti 2021 ishte përmbyllur me 1 mijë e 405 aksidente.

Kyçje e pasigurt në rrugë – është një ndër faktorët që, po ashtu, rrezikon pjesëmarrësit në komunikacion. Gjatë vitit 2020, 929 aksidente kishin ndodhur si pasojë e këtij faktori, ndërsa në vitin 2021 ishte shënuar rritje e këtyre aksidenteve për 532 më shumë, gjatë gjithë vitit kishin ndodhur në total 1 mijë e 461 aksidente.

Kthim-rrotullimi dhe lëvizja mbrapa – gjatë vitit 2020 kishin ndodhur gjithsej 699 aksidente si rezultat i kthimit apo rrotullimit dhe lëvizjes mbrapa. Një vit më vonë pothuajse ishte dyfishuar numri i aksidenteve të tilla, duke çuar numrin në 1 mijë e 149 aksidente.

Dalja/hyrja nga parkingu – është po ashtu faktor që ka shkaktuar aksidente në rrugët e Kosovës, ku gjatë vitit 2020, për këtë arsye, kishin ndodhur 488 aksidente. Numri i aksidenteve nga faktor i njëjtë ishte rritur gjatë vitit 2021 për 316 aksidente me shumë, duke quar në total 804 aksidente.

Anashkalim e tejkalimi i parregullt – janë faktorë që shkaktojnë aksidente. Gjatë vitit 2020, sipas statistikave të policisë, në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 426 aksidente, ndërsa numri ishte rritur gjatë vitit 2021 për 246 aksidente më shumë, me një total prej 672 aksidentesh.

Pamje nga një aksident trafiku në Prishtinë

Mosrespektimi i shenjave të komunikacionit – gjatë vitit 2020 kishte shkaktuar 305 aksidente, numri nuk kishte rënë gjatë vitit 2021, por ishte rritur për 111 aksidente më shumë. Si rrjedhojë, viti ishte përmbyllur në total me 414 aksidente si rezultat i mosrespektimit të shenjave të komunikacionit.

Drejtimi nën ndikimin e alkoolit/drogës – është shkaktar i aksidenteve në Kosovë i cili gjatë vitit 2020 kishte shkaktuar 98 aksidente, ndërsa në vitin 2021 numri ishte rritur për 56 aksidente më shumë. I tërë viti ishte përmbyllur me një total prej 158 aksidentesh.

Dalja nga rruga – në raportin e policës është klasifikuar, gjithashtu, si faktor që shkakton aksidente. Gjatë vitit 2020 kishin ndodhur 100 aksidente të tilla, ndërsa 41 më shumë gjatë vitit 2021, ku në total numri i aksidenteve kishte qenë 141.

Tejkalimi i shpejtësisë së kufizuar – gjatë vitit 2020 kishin ndodhur 86 aksidente si rezultat i shpejtësisë më të lartë, kurse në vitin 2021, 14 aksidente më shumë. Totali i tërë vitit 2021, sipas evidencave të policisë ishte 105 aksidente.

Parkingu i parregullt – 41 aksidente kishin ndodhur në vitin 2020 si pasojë e parkingut të parregullt, ndërsa në vitin 2021, 86 aksidente.

Ngasja në anë e gabuar – ngasja e automjetit në anën e gabuar në vitin 2020 kishte shkaktuar 61 aksidente, kurse viti 2021 ishte përmbyllur me 57 aksidente duke shënuar një rënje të lehtë nga viti paraprak.

Kalimi i rrugës në vendkalim për këmbësor – është edhe një faktor tjetër që gjatë vitit 2020 kishte shkaktuar 13 aksidente, ndërsa në vitin 2021, 22 aksidente më shumë. Viti ishte përmbyllur me, gjithsej, 35 aksidente.

Faktorët e aksidenteve | Burimi: Policia e Kosovës

Mbingarkesa ose ngarkesa e parregullt në automjet – kishte shkaktuar 32 aksidente gjatë vitit 2020 dhe 32 aksident gjatë 2021.

Mosposedimi i patentë shoferit – faktor që kishte shkaktuar 15 aksidente gjatë viti 2020, ndërsa gjatë viti 2021, 29 aksidente duke dyfishuar thuajse numrin e aksidenteve.

Ngadalësimi/frenimi i vrullshëm – kishte shkaktuar 9 aksidente gjatë vitit 2020, kurse gjatë vitit 2021, 14 aksidente.

Gjendja teknike e automjetit – si pasojë e këtij faktori, përgjatë vitit 2020 kishin ndodhur 14 aksidente, ndërsa 12 aksidente në vitin 2021, duke shënuar rënie të lehtë.

Gjendja shëndetësore/lodhja – në vitin 2020, si pasojë e këtij faktori sipas policisë, kishin ndodhur 11 akisdendet, ndërsa në vitin 2021 kishte ndodhur 1 aksident, duke shënuar një rënie të thellë.

Policia ka thënë se 1 aksident gjatë vitit 2020, kurse gjatë vitit 2021 ishte pesëfishuar numri, si pasojë e faktorit njeri.

Ndërsa për shkaqe të infrastrukturës rrugore – kishte ndodhur një aksident gjatë vitit 2020, gjithashtu, edhe në vitin 2021 kishte ndodhur 1 aksident.

Faktorë të tjerë të mundshëm të cilët nuk janë sqaruar nga ana e policisë, se cilët janë – në vitin 2020 kishin ndodhur 385 aksidente, ndërsa në vitin 2021 numri po thuajse ishte pesëfishuar duke quar në 1 mijë e 906 aksidente.

Lëndimet sipas moshës | Burimi: Policia e Kosovës

Lëndimet nga aksidentet e trafikut në Kosovë në periudhën dyvjeçare nga 2020-2021

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, të lënduar të grupmoshës 0-12 vjeç kishin qenë 657 persona në vitin 2020, ndërsa lëndimet gjatë vitit 2021 janë rritur për 127 persona më shumë, si rrjedhojë viti 2021 ishte përmbyllur me një total prej 784 personash të lënduar.

Të lënduar gjatë vitit 2020, të grupmoshës 13-18 kishin qenë 722 persona, ndërsa gjatë vitit 2021, kishin qenë 269 persona më shumë se në vitin 2020. Totali i të lënduarve i grupmoshës 13-18 vjeç, gjatë viti 2021, kishte qenë 991 persona.

Numri i të lënduarve të moshës 19+ kishte qenë 8 mijë e 976 persona gjatë vitit 2020, kurse gjatë vitit 2021 numri kishte shënuar rritje të të lënduarve në aksidente trafiku, 3 mijë e 466 persona më shumë se në vitin 2020. Së këndejmi, gjatë vitit 2021, në total persona të lënduar në aksidente sipas moshës 19+, ishin gjithsej 12 mijë e 442 persona.

Vdekjet sipas moshës | Burimi: Policia e Kosovës

Aksidentet me fatalitet në Kosovë në periudhë dyvjeçare 2020-2021

Aksidentet me fatalitet nuk kishin pësuar rënie nga viti 2020 në vitin 2021. Nga krahasimi i mëposhtëm do të shohim si është rritur numri i vdekjeve si pasojë e aksidenteve rrugore në rrugët e Kosovës.

Të vdekurit sipas grupmoshës 0-12 vjeç, 9 persona gjatë viti 2020, ndërsa në vitin 2021 numri i vdekjeve ishte rritur për një person më shumë, që i bie të ketë qenë 10. Ndërsa, grupmosha 13-18 vjeç, 4 persona të vdekur gjatë vitit 2020, në vitin 2021 kishte pasur më pak viktima, gjithsej 2 persona.

Të vdekur sipas moshës 19+, përsëri në vitin 2021 kishte më shumë viktima sesa në vitin 2020.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, 59 persona të vdekur të grupmoshës 19+ ishin shënuar në vitin 2020, kurse në vitin 2021 ishin shënuar 21 persona më shumë sesa në vitin 2020. Viti 2021 ishte përmbyllur me një shifër totale të viktimave, 82 persona të moshës 19+.