Kosovari që po bën kërdi në “Për’puthen”, pas luftës në emision shihet edhe me Anën

Takimet e zhvilluara në mes Atdheut dhe Anës së parë, gjatë kohës që kjo e fundit ishte në “Për’puthen”, ishin ndër takimet më të bukura të emisionit, ku konkurrenti nga Kosova i kishte dhuruar Anës një ‘CD’ me rrahjet e tij të zemrës.

Dyshja vazhduan takimet deri gjatë kohës kur Ana u përjashtua për shkak të skandalit me ish-konkurrentin, Arjonin. Në natën e fundit të saj, dyshja shkëmbeu një puthje duke i ndarë rrugët.

Por, duket se tani dyshja janë bërë bashkë përsëri, sipas raportimeve në media në Shqipëri thuhet se Andi do të jetë pjesë e këngës së parë të Anës, e cila pritet ti futet muzikës njëlloj si Melisa, e cila mbrëmë publikoi këngën e dytë të saj.

Kënga e Anës pritet të jetë me videoklip dhe do të publikohet avën e ardhshme më 7 maj dhe do të titullohet ‘My Baby’.