KQZ-së i rekomandohet të certifikojë listën e kandidatëve për deputetë

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka njoftuar se kanë pranuar rekomandimin për certifikimin e kandidatëve për subjektet politike dhe kandidatët e tyre.

Daka në këtë mbledhje kërkoi informata shtesë lidhur me këtë çështje.

Yll Buleshkaj nga Zyra ligjore tha se të gjitha subjektet i plotësojnë kushtet për certifikim, ndërsa tha se ka kandidat që mund të kenë probleme me ligjin, por nuk kanë mundur të verifikojnë a kanë me të vërtetë probleme.

“Të gjitha subjektet i plotësojnë kushtet, ka kandidat që mund të kenë probleme, por nuk kemi mundur të verifikojmë a kanë me të vërtetë probleme…”, tha Buleshkaj.