Krasniqi: Besoj se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka folur pas takimit që e ka ftuar presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, me përfaqësuesit e partive politike ku është diskutuar lidhur me mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve.

Krasniqi para mediave tha se nuk beson se do të ketë shtyrje të zgjedhjeve.

“Besoj se nuk do të ketë shtyrje por besoj që presidentja do të marrë vendimin pas takimit”.

Ai tha se janë të gatshëm që ta minimizojnë ose ta heqin fare fushatën konvencionale.

“Ne jemi të gatshëm që të minimizohet deri në maksimum që të zvogëlojmë fushatën zgjedhore por edhe ta heqim tërësisht fushatën konvencionale me takime”.