Kumbulla do të largohet nga Roma

Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla do të largohet nga skuadra e Romës gjatë këtij afati kalimtar, ka njoftuar të enjten “Tuttomercatoweb”. Bëhet e ditur se për Kumbullën, tashmë kanë shprehur interesim Verona, Genoa e Torino.

Megjithatë, Verona i prin garës për Kumbullën pasi tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Romës. Verona ka kërkuar huazimin e Kumbullës deri në fund të këtij edicioni, duke pasur parasysh se sapo është rikuperuar nga operimi i gjurit dhe i nevojitet minutazh për ta kthyer formën.

Kumbulla këtë edicion nuk e ka asnjë paraqitje për Romën, ndërsa si futbollist është zhvilluar te skuadra e Veronas. Ai në vitin 2020 u largua nga Verona për t’u transferuar te Roma, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.