Kurti: Do të takohem me Thaçin, por pa shtrëngim duarsh

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministra Albin Kurti, priten të takohen sot në orën 15:00.

Takimi i tyre nëse ndodhë do të jetë pas disa ftesave të ndërsjellat dhe shumë anulimeve.

Kjo është konfirmuar nga kryeministri Albin Kurti.

“Sot do të ketë takim. Unë kam deklaruar se të premten pasdite do të mund të takohemi dhe do të takohemi në orën 15:00 por pa shtrëngim duarsh”, ka thënë Kurti.