Kurti: Jam krenar me këtë kabinet qeveritar dhe me të arriturat e tij

Kryeministri Albin Kurti në një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se Qeveria sot është në ditën e 50 të saj dhe për këtë periudhë është krenar me këtë kabinet qeveritar dhe me të arriturat e tij.

Ai bëri një rezyme të punës së Qeverisë për këto 50 ditë. Kurti tha se qysh në fillim të punës i ka përgjysmuar pagat e kabinetit qeveritar, por jo edhe pagat në sistemin e drejtësisë. “Dëshiruam të sjellim etikë në politikë”, tha ai.

Kurti përmendi edhe shkarkimin e koordinatorëve, që i quajti të panevojshëm, shkarkimin e bordeve, etj.

“Mua nuk më dhimbset kjo qeveri dhe aq më pak vetja, më dhimbsen qytetarët dhe populli se çka po i bëhet me këtë mocion mosbesimi. Së pari, ky mocion mosbesimi synon ta lë popullin pa qeverinë e tij, pa qeverinë për të cilën ka votuar”.

“Mua nuk më dhimbset kjo qeveri dhe aq më pak vetja, më dhimbsen qytetarët dhe populli se çka po i bëhet me këtë mocion mosbesimi. Së pari, ky mocion mosbesimi synon ta lë popullin pa qeverinë e tij, pa qeverinë për të cilën ka votuar”.

“Po doni ta lini popullin pa këtë qeveri mu në mes të përhapjes së pandemisë së koronavirusit, në javën më të rëndësishme, në një menaxhim tonin që është shembull, jo vetëm për rajonin… Në kushtet kur ne me qeverinë tonë po japim shembull si menaxhohet përhapja e koronavirusit, ky mocion synon ta lë vendin tonë pa qeveri… Populli e di që unë nuk e kam mbështetjen e deputetëve të PAN-it, po ashtu populli e di që tash nuk e kam mbështetjen edhe të një pjese të deputetëve të LDK-së. Por, ju të gjithë e dini se kjo qeveri e ka mbështetjen e qytetarëve të cilët janë në një gjendje aq të rëndë, sepse papunësisë në mesin e tyre dhe padrejtësisë ndaj tyre iu shtua edhe rreziku nga koronavirusi”, theksoi Albin Kurti.