Kurti për aksidentin e ministres Hajdari: Në rrugë nuk ka pasur shenja frenimi

Kryeministri Albin Kurti, ka folur rreth aksidentit të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari.

Ai ka thënë se në rrugë nuk ka pasur shenja të frenimit, gjë që sipas tij kuptohet se nuk ka pasur as shpejtësi më tepër se ç ‘duhet.

Kurti theksoi se shpreh keqardhje për aksidentin që është lënduar fëmija.

Policia jep detaje për aksidentin e shkaktuar nga ministrja Rozeta Hajdari

“Unë nuk kam të tjera informacione përveç sqarimeve që i ka thënë Hajdari dhe më duhet të them se i besoj. Ka qenë bashkë në veturë me motrën e saj me aftësi të kufizuara dhe me çka kam kuptuar nuk ka shenja në asfalt të frenimit, që do të thotë se nuk ka pasur shpejtësi më tepër se ç’duhet. Policia e ka rastin dhe kamerat e marketit janë aty”, tha kryeminsitri Albin Kurti.