Kurti, që pretendon se dje dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit, sot ka thirrur një mbledhje të Qeverisë

Albin Kurti, i cili pretendoi se të martën dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit – gjë që disa parti dhe disa juristë nuk e njohin si të vlefshke – i ka ftuar anëtarët e kabinetit qeveritar që po ashtu thanë se kanë dhënë dorëheqje në një mbledhje të Qeverisë.

Mbledhja është caktuar të mbahet të orën 10:00, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Vendi: Ndërtesa e Qeverisë, koha 10:00”.