Xhavit Haliti

Kusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të bëhet, për presidentin duhet të flasim

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur e bindur se Qeveria Kurti 3 do të formohet shumë shpejt, duke theksuar se shumica parlamentare tashmë është e siguruar.

Në emisionin “DPT te Fidani”, ajo deklaroi se koalicioni qeverisës i udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje i ka 65 vota për krijimin e qeverisë së re, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Kusari-Lilës, grupi parlamentar përbëhet nga 57 deputetë, ndërsa mbështetja plotësohet edhe nga tetë deputetë të komuniteteve joshumicë joserbe, përfshirë edhe deputetin Nenad Rashiq.

“Ne jemi një grup parlamentar me 57 deputetë dhe, natyrisht, me bashkëpunimin e tetë deputetëve nga grupi parlamentar i komuniteteve joshumicë joserbe, përfshirë Rashiqin. Ende nuk jemi takuar bashkërisht për të diskutuar formën e votimit brenda grupit tonë parlamentar”, ka deklaruar Kusari-Lila në Klan Kosova.

Ajo shtoi se takimet dhe koordinimet e brendshme do të zhvillohen në ditët në vijim, ndërsa formimi i Qeverisë Kurti 3, sipas saj, është vetëm çështje kohe.