Kuvendi pritet të mblidhet sot gjatë ditës por ende nuk dihet se në çfarë kohe.
KOHA ka marrë vesh që deputetët janë ftuar për seancë fillimisht në orën 14:00, por më vonë u është thënë që është shtyrë.
Nga Kuvendi ende nuk ka njoftim për mbajtjen e seancës.
Sot është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit. Nëse deri në mesnatë nuk zgjidhet presidenti vendi shkon në zgjedhje.