Kuvendi shkarkon Bordin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 62 vota për, asnjë kundër dhe pa asnjë abstenim ka shkarkuar Bordin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Në votimin në të cilin morën pjesë vetëm deputetët e pozitës u shkarkua Arsim Berisha, kryesues i Bordit të ARRH-së dhe anëtarët Gëzim Qerimi, Shkumbin Hyseni dhe Elmi Ahmeti.

Votimi për shkarkimin e këtij Bordi kishte dështuar në seancën e fundit, gjë që ishte kundërshtuar nga opozita.