Moti me diell dhe vranët, temperaturat deri 26 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.