Kuvendi sot me seancë të jashtëzakonshme për çmimin e rrymës

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë e jashtëzakonshme me vetëm një pikë të rendit të ditës.

Deputetët do të shqyrtojnë propozimrezolutën në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët.

Kjo seancë është thirrur me nismën e deputetëve të opozitës.

Seanca është paraparë të nisë në orën 10:00.

Kjo është seanca e parë për sesionin pranveror.