Ky burrë u martua me 10 gra njëherësh

Gra të lumtura, jetë e lumtur. Amerikani Emmanuel Lustin, 28 vjeç njoftoi se është martuar me 10 gra gjatë një ceremonie në plazh në një klip të postuar në TikTok dhe që ka marrë mbi 581 mijë shikime. “Kështu që sot u martova me 10 gratë e mia”, – shkroi ai në video ndërsa në një tjetër thuhej: “Ne jemi nuset”

Lustin, i famshëm në rrjetet sociale pretendon se marrëdhënia përfshin“gjuhë të shumta, personalitete të shumta, paraqitje të shumta të bukura, por e vetmja gjë që ndan me to është dashuria dhe energjia pozitive”. Në klipi 9 sekonda, 9 gra janë rrethuar rreth dhëndrit të tyre, të veshura me të brendshme të bardha të holla dhe duke mbajtur një buqetë me lule. 


Një tjetër nuse ulet në prehrin e Lustinit në qendër të dasmës, duke shkëmbyer një puthje nën belvederin buzë oqeanit. Është e paqartë se ku ka ndodhur dasma, por ajo nuk do të njihet nga autoritetet në Nju Jork, ku ata jetojnë. Lustin, një masazhues në profesion u bë i famshëm me videot e tij të masazheve sensuale në platformat e mediave sociale si Onlyfans, TikTok, Twitter dhe Instagram.

“Gjithçka që po bëj është se po përpiqem ta bëj për gratë. Unë po përpiqem t’u tregoj grave, se kjo është ajo që ju meritoni. Kjo është ajo që gratë meritojnë nga burrat, nga kushdo qoftë”,– tha ai.