LDK-ja mblidhet sot – vendos mbledhjen e nënshkrimeve për mocion mosbesimi

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), do të mblidhet sot, lidhur me nisjen e mbledhjes së nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ia ka konfirmuar KOHËS se mbledhja e Grupit Parlamentar do të mbahet sot në orën 13:00 në Kuvend të Kosovës.

“Po, është e vërtetë që do të mblidhemi dhe të diskutojmë për gjendjen e krijuar. Ende nuk kemi diskutuar me asnjë parti lidhur me nënshkrimet për mocion”, tha Gashi.

40 nënshkrime të deputetëve duhet të mblidhen për inicimin e mocionit të mosbesimit.