Kryesia e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Mitrovicë ka marrë vendim për ndërprerjen e koalicionit me Listën GUXO, bëhet e ditur përmes një mesazhi zyrtar të dërguar anëtarëve të partisë.
Sipas njoftimit, vendimi është marrë në mbledhjen e Kryesisë së Degës, të mbajtur më 02.02.2026, në ora 19:45, dhe është aprovuar me shumicë votash. Ky vendim cilësohet si kolegjial dhe zyrtar, i marrë në përputhje të plotë me Statutin dhe rregullat e LDK-së.
Gazeta Stop mëson se në mesazhin drejtuar anëtarëve theksohet se vendimi është obligativ për të gjithë, pa përjashtim, dhe se duhet të respektohet dhe zbatohet në funksion të unitetit, seriozitetit dhe dinjitetit të Degës së LDK-së në Mitrovicë.
“Si çdo vendim i Kryesisë, edhe ky vendim është obligativ për të gjithë ne dhe duhet të respektohet e zbatohet nga secili anëtar”, thuhet në mesazhin e brendshëm të partisë, ku njëherësh shprehet falënderim për bashkëpunimin dhe korrektësinë e anëtarësisë.
Ky zhvillim pritet të ketë ndikim në skenën politike lokale, ndërsa mbetet të shihet nëse do të ketë reagime zyrtare nga Lista GUXO apo nga strukturat qendrore të subjekteve politike të përfshira.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Ju njoftoj se në mbledhjen e Kryesisë së Degës, të mbajtur më 02.02.2026 në ora 19:45, me shumicë votash është marrë vendimi për ndërprerjen e koalicionit me Listën GUXO.
Ky është vendim kolegjial dhe zyrtar i Kryesisë së Degës, i marrë në përputhje të plotë me Statutin dhe rregullat e LDK-së.
Si çdo vendim i Kryesisë, edhe ky vendim është obligativ për të gjithë ne dhe duhet të respektohet e zbatohet nga secili anëtar, në funksion të unitetit, seriozitetit dhe dinjitetit të Degës sonë.
Ju falënderoj për bashkëpunimin dhe korrektësinë tuaj