Leipzig e nxjerr në shitje, Barcelona synon transferimin e Angelinos

RB Leipzig ka arritur të kompletoj transferimin e mbrojtësit të majtë gjerman David Raum nga Hoffenheim.

Skuadra gjermane shpenzoi 26 milionë euro për anësorin i cili ka pasur një vit fantastik në Bundesliga, por tani ka nevojë të shes.

Duke marrë parasysh se ka marrë një futbollist si Raum, atëherë vend në formacionin bazë nuk pritet të ketë për spanjollin Angelino.

25-vjeçari edicionin e kaluar zhvilloi 43 ndeshje në të gjitha garat duke realizuar edhe tre gola e duke asistuar në 12 të tjerë.

Megjithatë te Leipzig janë të gatshëm ta shesin anësorin pasi tanimë i kanë vendosur edhe çmimin e largimit prej 35 milionë eurove.

Barcelona po e monitoron situatën e Angelinos dhe nëse nuk arrihet Marcos Alonso, atëherë katalunasit do të tentojnë lojtarin e Leipzig.

Por në garë për mbrojtësin e majtë janë edhe TSG Hoffenheim, West Ham United, Brighton e Manchester City.