Leonora Jakupi pozon me shumë stil rrugëve të Prishtinës

Këngëtarja Leonora Jakupi ka ndarë me ndjekësit disa imazhe të reja, në të cilat u shfaq me shumë stil, shkruan lajmi.net.

Artistja kishte veshur një fustan të zi, të kombinuar me një pallto prej pelushi, ndërsa kishte vendosur kapele dhe syze.

Leonora u komplimentua nga fansat për këtë paraqitje, teksa çdoherë merr komente pozitive për dukjen.

Sa i përket anës profesionale, këngëtarja kohën e fundit nuk ka sjellë diçka të re, ndërsa ka njoftuar se ka të reja në jetën private.

Leonora Jakupi në një intervistë të fundit, bëri të ditur se është në lidhje prej nëntë vitesh, ndërsa pret që këtë vit të martohet.