Ramush Haradinaj i heq vijat e kuqe, lë të hapur bashkëpunimin me Albin Kurtin pas zgjedhjeve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik, mirëpo, koalicionet e mundshme mund të krijohen vetëm pas zgjedhjeve, ka deklaruar sot para gazetarëve kreu i këtij subjekti, Ramush Haradinaj.

Haradinaj i pyetur për ndonjë marrëveshje të mundshme tha se koalicione parazgjedhore nuk bëjnë me asnjë subjekt. 

Megjithatë, pas zgjedhjeve nga AAK-ja e kanë lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit.

“Aleanca ka koalicion vetëm me qytetarin, nuk ka koalicione parazgjedhore, programi ynë jam i bindur se do të merr besimin e qytetarëve. Edhe oferta po kuptohet çdo ditë ma shumë, pas zgjedhjeve nuk paragjykojmë, e lëmë hapur mundësin e bashkëpunimit me partitë politike me cilëndo qoftë. Preferojmë me qytetarin me bë koalicion, jemi subjekt me vizion”, ka thënë ai.