Lewandowski shpallet futbollisti më i mirë i vitit 2021 nga FIFA

Robert Lewandowski e ka fituar çmimin e futbollistit më të mirë për vitin 2021.

Shtëpia më e madhe e futbollit po e mban ceremoninë e ndarjes së çmimeve për vitin që lamë pas.

Robert Lewandowski e mposhti kështu konkurrencën nga Messi dhe Salah që ishin në treshen finaliste për këtë çmim.

Lewandowski ishte i pandalshëm vitin e kaluar duke shënuar shumë gola e duke thyer rekorde të njëpasnjëshme.

Kujtojmë se Topin e Artë për vitin 2021 e fitoi Messi, duke e mposhtur pikërisht Lewandowskin.

Sulmuesi polak fitoi këtë çmim edhe në vitin 2020.