Ministria e Shëndetësisë nuk përjashton mundësinë për shtimin e masave antiCOVID

Pas rritjes së rasteve me COVID-19 ditëve të fundit, po paralajmërohen ashpërsimi i masave kundër pandemike.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë konfirmuar se janë duke monitoruar situatën për të vepruar më tutje.

Nga opozita po shihen si masa të kota të rejat derisa nuk po zbatohen të vjetrat, e nga Oda Ekonomike e Kosovës nuk presin që të vendosen masa të pa argumentuara mirë.

Edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës po kritikon marrjen e masave të reja pa u pyetur ata.