Limaj: Pa Thaçin, Krasniqin, Veselin, Selimin e të tjerët nuk do të kishte UÇK

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin “Debat” në RTK ka folur për procesin e tij gjyqësor në Hagë dhe proceset gjyqësore të EULEX-it, si dhe për zhvillimet në vend.

“Pa këta njerëz, Thaçin, Krasniqin, Veselin, Selimin e të tjerët nuk do të kishte UÇK dhe pa UÇK nuk do të kishte liri”, ka thënë Limaj, raporton “Epoka e re”.

Ai ka thënë se është gabim nga kushdo që i gëzohet shkuarjes së çlirimtarëve në Hagë.

Sipas Limajt, ata janë në Hagë për të mbrojtur luftën çlirimtare.

“Kjo nuk është punë individësh. Kjo është për UÇK-në”, është shprehur Limaj.

“Neve nuk mundet askush për të na ndalur që të flasim për padrejtësinë që po na i bëhet vendit tonë”, ka thënë Limaj.

Lideri i Nismës ka thënë se insitucionet e vendit duhet të bëjnë më shumë për t’i mbrojtur çlirimtarët në Hagë.