Lirohet nafta në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka publikuar çmimet tavan për derivatet.

Sipas MINT, çmimi maksimal i lejuar për produktin Dizel do të jetë 1.77 Euro për litër, duke shënuar kështu rënie për një cent krahasuar me çmimin e ditës së djeshme.

Çmimi maksimal i lejuar për produktin Benzinë do të jetë 1.40 Euro për litër.

Çmimi maksimal i lejuar për produktin Gas është 0.72 Euro për litër.

No photo description available.