Luana Vjollca shijon pushimet me kunatën e saj

Njëra ndër moderatorët më të dashura për publikun padyshim që është Luana Vjollca.

Luana komentohet mjaft shumë për paraqitjet e saj në rrjetet sociale ku çdo postim i saj merr vëmendjen e publikut.

Pas angazhimeve të shumta moderatorja ka nisur pushimet dhe si destinacion ka zgjedhur ishullin Mykonos në Greqi.

Përmes disa Instastory Luana ka zbuluar se është shoqëruar nga kunata e saj, Edona Cocaj e cila është motra e Krenar Cocaj me të cilin moderatorja është në lidhje tash e disa vite.

Dyshja kanë zgjedhur që ta mbajn larg syrit të publikut lidhjen e tyre.