Malisheva prezanton trajnerin e ri

Malisheva ka njoftuar se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Sami Sermaxhaj.

Klubi nga Malisheva këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Kemi kënaqësinë të konfirmojmë se klubi ka arritë marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin Sami Sermaxhaj”, thuhet në njoftim.

“Nga sot trajneri Sermaxhaj do të drejtoj skuadrën nga pozita e kryetrajnerit”.

Ndryshe, Malisheva ditë më parë ka ndarë rrugët me trajnerin Arsim Thaçin.