Manchester United sigurojnë për 100 milionë euro brazilianin e Ajaxit

Tjetër goditje nga Manchester United, që njëkohësisht është në pritje për të kuptuar se çfarë do të bëhet me Cristiano Ronaldon. “Djajtë e Kuq” kanë arritur marrëveshjen me Ajaxin për sulmuesin brazilian, Antony. “Harkëtarët” do të përfitojnë plot 100 milionë euro për kartonin e 22-vjeçarit.

“Gjithçka rrotullohet rreth parave. Unë mendoj se kjo është shumë e trishtueshme. Fatkeqësisht bota jonë funksionon kështu, është e trishtueshme dhe unë nuk i miratoj disa gjëra. Por funksionon kështu,” do të deklaronte trajneri i Ajaxit, Schroeder, në një konferencë për shtypin.

Ajaxi do ta ngushëllojë veten me rikthimin e Zyiech, që pritet të largohet nga jashtë Chelsea. Marokeni përjetoi vitet më të mira të karrierës së tij në Amsterdam mes viteve 2016 dhe 2020.

Ndërkohë vijojnë negociatat e mundshme mes Manchester United dhe Napolit me Osimhen që do të kalonte në Premier League, ndërsa Cristiano Ronaldo tek ekipi napolitan. Koha po mbaron dhe hapësirat për CR7 në “Old Trafford” po bëhen gjithnjë e më të ngushta.