Maqedoni e Veriut: Shpallen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale

Maqedonia e Veriut do të mbajë dy palë zgjedhje, ato parlamentare dhe presidenciale.

Sot, ato i shpalli kryetari i Kuvendit, Jovan Mitrevski.

Zgjedhjet presidenciale, pritet të mbahet në runde, i pari do të mbahet më 24 prill.

Ndërsa ato parlamentare do të mbahen më 8 maj.

Mitrevski tha se beson se në periudhën parazgjedhore të gjitha institucionet kompetente dhe të gjitha subjektet e përfshira në zgjedhje do të japin kontributin e tyre që të kemi zgjedhe të drejta, të lira dhe demokratike, ashtu siç e meriton një shtet, anëtar i NATO-së dhe shtet që ka zgjedhur rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE, shkruan Alsat-M.

“Maqedonia e Veriut në proceset e kaluara zgjedhor ka dëshmuar se ka kapacitet të organizoj zgjedhje demokratike në përputhje me parimet dhe vlerat evropiane. Shprehja e të drejtës për të votuar lirshëm është akti më i lartë i demokracisë dhe besoj se qytetarët në këto zgjedhje do të bëjnë zgjidhjen më të mirë për ardhmen e shtetit”, tha ai.

Përgjegjësi për organizimin e zgjedhjeve do ta ketë qeveria e drejtuar nga një kryeministër shqiptar.