Marina dhe Geti shëtisnin me motor rrugëve të Tiranës mbrëmë para orës policore

Geti dhe Marina provuan një tjetër aventurë mbrëmë.

Një prej çifteve më të komentuara të shoubizit janë edhe Marina Vjollca dhe Getoar Selimi.

Dyshja kanë publikuar mbrëmë disa video, ku shihet se po argëtoheshin në një shëtitje me motoçikletë.

“Duke shpejtuar që të mos na kapë ora 22:00 jashtë”, ka shkruar Marina, e cila aludonte në orën policore.

Ndryshe, moderatorja është aktive me emisionin e saj, ndërsa Geti ka kohë që nuk ka publikuar këngë të re.

Po ashtu, Marinën e kemi parë të jetë aktive edhe në fushën e modës, ajo është bërë ambasadore e brendit Elisabetta Franchi, për Kosovë e Shqipëri.