Qeveria e re e Republikës së Kosovës mban sot mbledhjen e saj të parë, pas miratimit që mori dje në Kuvendin e Kosovës.
Seanca plenare e së martës rezultoi me votimin e përbërjes së re qeveritare, e cila do të funksionojë me gjithsej 19 ministri dhe 3 zëvendëskryeministra, duke shënuar kështu fillimin e një mandati të ri ekzekutiv.
Qeveria e re me tre zëvendëskryeministra e 19 ministri
Mbledhja e parë e Qeverisë do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, duke filluar nga ora 10:00, ku pritet të shqyrtohen çështjet e para organizative dhe prioritetet fillestare të punës së kabinetit të ri qeveritar.
Formimi i Qeverisë së re i hap rrugë funksionalizimit të plotë të institucioneve, pas një periudhe pritjeje dhe procedurash parlamentare, ndërsa pritet që ekzekutivi i ri të fokusohet në miratimin e vendimeve të domosdoshme dhe zbatimin e programit qeverisës.