Mbappe do të bashkohet me Realin para finales së Champions League

Telenovela “Kylian Mbappe” duket se është drejt fundit, ndërsa tashmë duket se destinacioni i sulmuesit do të jetë kryeqyteti i Spanjës, jo ai i Francës.

Gazetari i njohur sportiv, Alessandro Alciato, ka bërë me dije në një postim në “Twitter” se francezi do të bashkohet me skuadrën e Real Madrid përpara finales së Champions League ndaj Liverpool, që do të luhet me 28 maj.

“Zyrtarizimi i Mbappe te Real Madrid do të vijë shumë shpejt. Para se skuadra e Ancelottit të luajë finalen e Champions League. Numërimi mbrapsht ka filluar.”-shkroi gazetari.

Pra para datës 28 maj Mbappe do i japë lamtumirën Parisit, për t’u transferuar në Madrid të Spanjës dhe për të nisur një etapë të re në karrierën e tij.