Mbappe në listën e dëshirave të disa klubeve nga Anglia

Ylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, mund të largohet nga klubi francez më 2024.

Kjo mund të ndodhë pasi që klubet nga Premier League janë duke shfaqur interesim tejet të madh në të, raporton Marca.

Janë Manchester United, Liverpool dhe Chelsea që e kanë në listën e dëshirave yllin e ri.

Pritet që në janarin e 2024-ës, francezi t’ia bëjë me dije klubit vendimin për largim.