Mbappe nuk stërvitet me grupin, por te Franca nuk shqetësohen

Kylian Mbappé nuk ka marrë pjesë sot (e martë) në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës katër ditë para ndeshjes së vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Botës, në Katar, kundër Anglisë.

Kampioni francez prej disa kohësh ka ndier dhimbje në kyçin e këmbës, të cilat, megjithatë, nuk e kanë penguar në katër ndeshjet e para të Botërorit.

Sipas stafit mjekësor të Francës, sulmuesi ka bërë ushtrime në palestër për të rigjetur forcat pas atij angazhimi maksimal në fitoren e arritur në ndeshjen kundër Polonisë./ Super Sport