Mbi 2300 Tiketa të shqiptuara brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës bazuar në raportin 24 orësh ka rezultuar të ketë shqiptuar rreth 2336 tiketa trafiku.

“Aktivitete e fushata vetëdijësuse dhe plane operative ende janë në proces dhe po realizohen nga Policia e Kosovës nga niveli qendror dhe drejtoritë rajonale të Policisë, me të vetmin qellim vetëdijsimin e pjesëmarrësve në trafik në veçanti shoferëve në funksion të zvogëlimit edhe mëtejmë të aksidenteve në trafik dhe krijimit të një sigurie më të madhe rrugore për të gjithë”- shkruan në njoftimin zyrtar.

Për një siguri të qëndrueshme rrugore dhe qarkullim pa pengesa, Policia e Kosovës ka kërkuar  nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht nga drejtuesit (vozitësit) e automjeteve që të shmangin veprimet të cilat ndikojnë në shpërqendrimin e tyre gjatë vozitjes, si;

–          në përgjithësi vozitjen e automjetit ta përshtatin me gjendjen dhe kushtet në rrugë.​

–          t’i shmangen përdorimit të telefonave mobil gjatë drejtimit të automjetit,

                –     të respektojnë shenjat për kufizimin e shpejtësisë

–          të mbajnë distancën e duhur në mes automjeteve gjatë qarkullimit, etj.