Limaj: Kurti po do që faji për Asociacionin t’i mbetet Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i Nismas Socialdemokrate Fatmir Limaj, në Pressing në T7 ka folur edhe për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Limaj ka thënë se Qeveria po përpiqet që draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, t’ia lë në përgjegjësi Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Limajt kjo është gabim, por thotë se “Qeveria po tenton ta largojë këtë detyrë nga vetja”.

”Po don me ia hedh përgjegjësinë Gjykatës Kushtetuese, nëntë njerëzve atje që s’kanë kurrgjë të bëjnë me këtë punë. Që nuk është puna e tyre hiq, që nuk mund ta marrin hiq në trajtim atë temë”.

“Nuk mundesh me shku draft xhep, edhe hajde ti gjykatë puno për mu. Duhet me qenë dokument i formalizuar. Kështu e lexova çfarë tentojnë ata. Nuk do të duhej me shku ashtu. Unë e lexova, që Lajçaku po don këtë me e dërgu te Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Limaj.