Mbi 50 minatorë bllokohen në Minierën e Trepçës

Minatorë të Trepçës janë bllokuar për mbi 5 orë nën tokë.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Infokus, kryetari i sindikatës së minatorëve, Gani Osamani.

Bllokimi ka ndodhur për shkak të një defekti në liftin që bënë bartjen e punëtoreve.

Kështu ata janë detyruar që të dalin nga miniera përmes mjetit që bënë bartjen e xehrave.

“Po ka qenë në një defekt në rrymë në makinën ngritëse që banë bartjen e punëtorëve. Aty shkon një procedurë më ngadalshëm për më qitë punëtoret dhe i kanë qitë në menyrë të improvizuam përmes koshit që bëhet bartja e xeherave, ai nuk është i njerëzve. Aty hyjnë tre deri katër njerzë më së shumti dhe është shpejtësi shumë e vogël për shkak të sigurisë. Pra ai kosh nuk është për njërz por në gjendje të jashtëzakonshme përdoret edhe ai. “Prej orës 10 deri në orë 3:00 ka zgjatë bartja e mbi 50 minatorëve” ka thënë Osamani për Infokus.

Osmani bënë të ditur se gjendja e minatorëve është e mirë.

Por problemi me liftin ende nuk është rregulluar.

Kështu minatorët gjatë ditës së sotme nuk janë duke punuar.

“Gjendja e minatorëve është e mirë, ata të ndërrimit të dytë që janë kon mbrëmë, nuk janë hi hiq ndërrimi parë kanë qëndruar deri në ora 10-11 dhe kanë shkuar në shtëpi”, ka thënë mes tjerash ai.