Sunny Hill Festival

Mblidhet Qeveria në detyrë, pritet të emërohen ddisa anëtarë të bordeve

Sot nga ora 10:00 do të mblidhet Qeveria në detyrë.

Në një njoftim nga Kryeministria bëhet e ditur se mbledhja do të mbahet nga ora 10:00.

Në rend të ditës në mbledhjen e sotme janë gjithsej 10 pika.

Ndër të tjera në mbledhjen e sotme pritet të emërohen disa anëtarë të bordeve, si dhe do të shqyrtohen disa propozim-vendime për shpronësim të disa pronave.

Sot po ashtu pritet të shqyrtohet propozim-vendimi për hartimin e planit hapësinor për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.