“Mbyllja” 14 ditor në Shqipëri për këdo që kthehet nga “zona e kuqe”, refuzimi dënohet me gjobë

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, ka publikuar të gjitha urdhrat e Qeverisë  së Shqipërisë për të frenuar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit në vend, pas konfirmimit të dy rasteve të para.

Ministrja Ogerta Manastirliu ka urdhëruar:

1- Mbylljen e të gjitha institucionet arsimore publike dhe jo publike në vend për një periudhë dy javore.

2- Janë mbyllur aktivitetet publike dhe jopublike. Anulohen grumbullimet masive në vende të mbyllura apo të hapura. Përfshirë këtu: Aktivitete sportive, kulturore dhe konferenca deri më 3 prill.

3- Është urdhëruar kufizimi i lëvizjes së shoqëruesve ose familjarëve të pacientëve nëpër spitale. Një gjë e tillë do të lejohet vetëm kur janë pajisur me lejen e drejtorive të spitaleve

4- Është urdhëruar vetëkarantinimi i të gjithë personave që hyjnë nga zonat e prekura të Italisë në Shqipëri. Moszbatimi i këtij urdhri do të jetë i dënueshëm me gjobë.