Përfundon takimi te presidenti, Mustafa s’u flet medieve

Ka përfunduar në Presidencë takimi në mes të kreut të shtetit, Hashim Thaçi, dhe të parit të LDK-së, Isa Mustafa, raporton Televizioni T7

Para mediave nuk ka komentuar se çka është diskutuar në takim lideri i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, ani pse është pyetur nga gazetarët.

Mustafa është lideri i parë i partive politike që është ftuar për takim nga Thaçi.

Gjatë ditës, presidenti ka ftuar në takim edhe liderët tjerë të partive, përfshirë këtu edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të cilin nuk është bërë e ditur se si do të përgjigjet.