Më pak të infektuar me COVID-19, shqetësues numri i viktimave në Shqipëri

Një ulje e ndjeshme infektimesh është shënuar ditët e fundit në Shqipëri. Nga 2334 testime në 24 orët e fundit janë regjistruar 141 raste të reja me kovid. Por vijon të jetë i lartë numri i viktimave. Humbën jetën 9 persona, 4 nga Tirana, 2 nga Durrësi,1 nga Devolli, 1 nga Elbasani, 1 nga Kurbini, të moshave 65 – 82 vjeç. Aktualisht në spitalet kovid në Tiranë dhe ato rajonale po trajtohen 256 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 

34 raste në Tiranë, 16 raste në Shkodër, 9 raste në Gjirokastër, 6 raste në Durrës, Vlorë, 5 raste në Fier, Devoll, 4 raste në Elbasan, Lushnje, Skrapar, 3 raste në Kavajë, Sarandë, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe, 2 raste në Krujë, Has, Mirditë, Tropojë, Përmet, Divjakë, Selenicë, Dropull, 1 rast në Kurbin, Korçë, Kukës, Lezhë, Rrogozhinë, Librazhd, Tepelenë, Belsh, Gramsh, Kuçovë, Finiq, Patos, Cërrik, Këlcyrë.