Mediumi i madh arab, zyrtarizon transferimin e Ronaldos te Al-Nassr

Al-Nassr ka arritur marrëveshje me Cristiano Ronaldon për një kontratë dyvjeçare, ka shkruar të premten në mbrëmje një nga mediumet më të mëdha arabe, “Al-Arabiya”.

Ka disa ditë që është përfolur për një transferim të Ronaldos në Arabinë Saudite.

Madje, ishin publikuar edhe shifrat astronomike që 37-vjeçari do t’i fitonte nga transferimi i tij te Al-Nassr. Përgjatë dy viteve, Ronaldo pritet të marrë mbi 1 miliard euro.

Ylli portugez u largua nga Manchester Unitedi para pak javësh.

Ronaldo është konsideruar gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit.