Memli Krasniqi pa kundërkandidat në garën për Kryetar të PDK-së

Nuk ka nevojë që të pritet 3 korriku, që të dihet kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.

Memli Krasniqi është kandidati i vetëm, që synon këtë pozitë, e që me shumë gjasë do ta marrë të shtunën kur mbahet konventa e partisë.

Askush tjetër nga anëtarësia e partisë më të madhe opozitare në vend, nuk i bëri kundërkandidat Krasniqit, madje as ushtruesi i deritanishëm I detyrës së kryetarit, Enver Hoxhaj, njofton Klan Kosova.

Hoxhaj tha se me 3 korrik do të fillojë një kapitull i ri për PDK-në, mirëpo nuk u përgjigj nëse këto janë zgjedhje të mirëfillta me vetëm një kandidat në kandidaturë.

Por tjetër mendim ka anëtar i Kryesisë së PDK-së, Ramë Buja.

Sipas tij zgjedhjet do të kishin qenë më të drejta nëse do të kishte më shumë kandidatë në garë.