Mëngjesi i hershëm me bazë bimore redukton rrezikun nga diabeti

Të ngrënit mëngjesin me bazë bimore në orët e hershme mund të parandalojë rrezikun nga diabeti.

Një studim i ri që është bërë në Institutin për Shëndetin Botëror në Barcelonë ka gjetur se të ngrënit mëngjes pas orës 9 ngrit rrezikun për diabetin e tipit 2. Rreziku nga diabeti ulet kur mëngjesi konsumohet para orës 8. Sipas tij, ata që hanë mëngjes pas orës 9 kanë 60 për qind më shumë rrezik se ata që hanë para orës 8 të mëngjesit.

Ky studim është bërë me 100.000 pjesëmarrës, shumica e te cilëve ishin femra.

“Ne e dimë se koha e ushqimit luan rol kyç në rregullimin e ritmeve dhe kontrollin e sheqerit dhe yndyrave, por pak studime kanë hetuar marrëdhënien midis kohës së ushqimit ose agjërimit dhe diabetit të tipit 2”, ka thënë autorja e studimit Anna Palomar-Cros.

“Ngrënia e mëngjesit ka rol kyç në kontrollin e sheqerit dhe yndyrave, si dhe nivelet e insulinës. Kjo përputhet me dy meta-analiza që arrijnë në përfundimin se lëna mënjanë e mëngjesit rrit rrezikun e diabetit të tipit 2”, ka shtuar ajo.

Studimi gjithashtu ka konkluduar se të ngrënit pas orës 10 të mbrëmjes rrit rrezikun nga diabeti përderisa ngrënia e rregullt për 5 herë në ditë duket se e ulë rrezikun.

Mungesa e aktivitetit fizik dhe pirja e duhanit, sipas studimit, ndikojnë negativisht.

Ndërsa në një studim tjetër që është bërë në tetor të 2022-tës thuhet se të ngrënit e një mëngjesi me bazë bimorë ul rrezikun nga diabeti për 80%.

Ekspertët gjithashtu kanë treguar edhe cilat ushqime janë ideale për një mëngjes të hershëm me bazë bimore.

Studiuesit kanë vlerësuar lartë këto ushqime: palëpeta me banane, vezë me qiqra, vezë me perime, drithëra të papërpunuara me kanellë dhe arra, etj.