Messi: Janë rrena, unë pranova të më përgjysmohet paga

Lionel Messi ka thënë që ka pranuar t’i përgjysmohet paga te Barcelona, porse klubi nuk ka mundur ta bëjë një gjë të tillë.

“Raporti që kam kërkuar 30 për qind është rrenë. Është rrenë. Kam ofruar që të më reduktohet kontrata për 50 për qind, dhe pastaj ata nuk më kanë kërkuar asgjë tjetër”, ka thënë Messi.

“Siç ka thënë presidenti, klubi ka borxh të madh, ata nuk mund ta bëjnë, nuk është e mundur që të qëndroj”.

“Do të bëhej më e ndërlikuar nëse do ta zvarrisja. Duhet të përqendrohem në karrierën time dhe në atë që duhet ta bëj nga sot e tutje”.