Meta: Pak momente na ndajnë nga nisja e pranverës kuqezi

Dy orë para nisjes së tubimit, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka publikuar një mesazh drejtuar qytetarëve.

Meta, me një tufë mimozash në duar, shprehet se “Kushtetuta e popullit po pret popullin e Kushtetutës”.

“Të dashur motra dhe vëllezër, Kushtetuta e popullit po pret popullin e Kushtetutës. Edhe pak momente na ndajnë nga nisja e “pranverës kuqezi”. Mirë se vini të gjithë!”, shprehet presidenti Ilir Meta.

Ndryshe tubimi i thirrur nga presidenti Meta, fillon nga ora 17:00.