Mevlan Zeka operohet me sukses, kthehet pas 6 javësh

Mevlan Zeka e ka përfunduar me sukses operimin në krahun e majtë, por pritet të jetë jashtë fushës për një muaj e gjysmë.

Operimi në krahun e majtë ka përfunduar me sukses, ka shkruar të mërkurën faqja zyrtare e Ballkanit në Facebook.

“Mevlan Zeka ka përfunduar me sukses operimin në krahun e majtë. Lëndimin e pësoi gjatë ndeshjes me Arbërinë ku doli lëndim serioz. Pritet të rikthehet pas 6 javësh në fushën e gjelbër. Shërim të shpejtë Zeka”, ka shkruar Ballkani.

Sulmuesi 26-vjeçar nga Gjakova sivjet ka zhvilluar 21 ndeshje në të gjitha garat. Ka pesë gola të shënuar e dy asistime.