Milatoviq: Nuk e tërheqim njohjen ndaj Kosovës dhe kjo është një çështje shumë e qartë

“Nuk është realiste të pritet që Mali i Zi do ta tërheqë njohjen ndaj Kosovës. Kjo çështje është e qartë”, ka thënë Jakov Milatoviq, presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi.

“Ne mbështesim gjithçka për të cilën bien dakord Beogradi dhe Prishtina dhe besoj se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës do të ishte i rëndësishëm për të gjitha vendet e rajonit. Në këtë kuptim, Mali i Zi dëshiron të jetë një fqinj i mirë, i cili diku do të promovojë të marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore”.

Milatoviq tha gjithashtu se Mali i Zi me të vërtetë po shkon drejt Brukselit dhe për këtë arsye vizita e tij e parë do të jetë në Bruksel.

“Dëshiroj gjërat më të mira të mundshme me Serbinë dhe kur kam qenë ministër i zhvillimit ekonomik e kam vënë gjithmonë në fokus. Serbia është vendi më i madh në Ballkanin Perëndimor dhe është krejtësisht e natyrshme që vizita ime në Serbi do të vijojë”, tha Milatoviq.