Ministri Kuçi sot raporton lidhur me emërimet në bordet e përkohshme

Komisioni për Ekonomi sot do të mbajë mbledhjen e radhës, ku pritet të shqyrtohet në parim, Projektligji për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike.

Në këtë mbledhje po ashtu do të raportojë ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, lidhur me emërimet e fundit në bordet e përkohshme.

Mbledhja do të mbahet në Kuvendin e Kosovës, në orën 11:00.