21 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 21 pacientë me Covid-19.

Sipas njoftimit nga ky institucion shëndetësor, 14 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta, 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit, një pacient është shëruar nga koronavirusi.

Ditëve të fundit, në të gjitha spitalet e Kosovës është rritur numri i të shtruarve me COVID-19.